Flash News
Armand Shakaj dyshohet se e vrau dhe e groposi Eglant Koçin, çfarë u bë “mollë sherri” mes shokëve
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
BIRN: Qeveria e mandatit të katërt, ministra besnikë dhe ndryshime për fasadë

Kryeministri Edi Rama shpalli të enjten emrat e kabinetit të ri qeveritar që do të votohet nga Kuvendi i dalë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke kombinuar disa prej ministrave aktualë me prurjet e reja nga jashtë politikës apo me profil të ulët publik.
Ai po ashtu propozoi si kryetar të ri të Kuvendit deputetin e Korçës, Niko Peleshi, si nënkryetare deputeten e Durrësit, Klodiana Spahiu dhe riktheu në krye të Grupit Parlamentar Taulant Ballën, ndërsa një prej ministreve jetëgjata të tij, Ogerta Manastirliun e paracaktoi si kandidate për drejtimin e bashkisë Tiranë, duke lajmëruar zgjedhje të pjesshme për zëvendësimin e kryetarit aktual Erion Veliaj, i cili gjendet në burg me akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave.
Rama konfirmoi si nr.2 të qeverisë së tij Belinda Ballukun, z.kryeministre dhe ministre për Infrastrukturën dhe Energjinë, e cila është në ekipin e Ramës që prej janarit 2019.
Në të njëjtat dikastere qëndruan dhe ministrat relativisht të rinj, Pirro Vengu tek Mbrojtja dhe Petrit Malaj në Ministrinë e Financave, të dy të emëruar në këto detyra në korrik 2024.
Në Ministrinë e Brendshme, Rama vendosi të provojë Albana Koçiun, e cila mbante detyrën e ministres së Shëndetësisë nga shtatori 2023, ndërsa Mirela Kumbaron, një ministre jetëgjatë në kabinetet e Ramës, e ka spostuar tek Ministria e Arsimit. Ajo ka shërbyer për 5 vite si ministre e Kulturës dhe nga shtatori 2021 drejtonte ministrinë për Mjedisin dhe Turizmin.
Blendi Gonxhe gjithashtu do të qëndrojë në kabinet, por ai do të ketë një ministri më të vogël për të drejtuar, Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit, pasi dy funksionet e tjera që kishte më parë, Ekonominë dhe Inovacionin do ta drejtojë Delina Ibrahimaj, po ashtu një emër jetëgjatë në në ekipin e Ramës, si ish-ministre e Financave dhe së fundmi si ministe shteti për sipërmarrjen, një dikaster që nuk do të funksionjë më.
Rama ka vendosur të rikthejë në qeveri në postin e Ministres së Punëve të Jashtme një bashkëpunëtore të tij të hershme, Elisa Spiropalin, e cila mbante detyrën e kryetares së Kuvendit prej një viti.
Konfirmohen në detyrat që kishin dhe dy minstret e shtetit, Adea Pirdeni për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin dhe Majlinda Dhuka si Kryenegociatore për Integrimin.
Jashtë kabinetit ka mbetur ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili do të zëvendësohet nga Besfort Lamallari, zëvendësministër i Brendshëm që nga tetori 2017. Me profesion jurist ai ka drejtuar negociatat teknike me Bashkimin Europian, punë për të cilën mori vlerësimet publike të Ramës dhe që ndikoi në emërimin në një nga ministritë që ka më shumë rol në raport me detyrimet që vendi ynë duhet të përmbushë për kapitullin “Themeloret” në këto negociata.
Në krye të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Rama propozon Evis Salën, një mjeke me karriere akademike dhe menaxhere klinike në Itali.
Ish-kryebashkiaku i Beratit, Ervin Demo, do të jetë ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, detyrë që mbante më herët Arbjan Mazniku. Grupit të ministrave të shtetit u bashkohet ish-deputeti Toni Gogu, për marrëdhëniet me Parlamentin.
Kryeministri vendosi të besojë dy ministri me rëndësi në politikat e qeverisjes në duart e të rinjve pa profil publik, duke propozuar si ministër Mjedisi, Sofjan Jaupaj, me një karrierë administrative në sektorin publik dhe zëvendësministër në ministrinë që do të marrë në drejtim. Ndërsa ministrinë e Bujqësinë pritet ta drejtojë një kryetar bashkie në detyrë, ai Cërrikut, Andis Salla, me profesion jurist.
Kryeministri po ashtu premtoi se do të krijonte të parën ministri virtuale, një përpjekje për të futur Inteligjencën Artificiale në menaxhimin e prokurimeve publike, por ky dikaster nuk është akoma i qartë se si do të funksionojë.
Për analistët e politikës, kabineti i ri i Ramës pas 12 vitesh qeverisje nuk sjell ndonjë risi në politikëbërje, pasi pushteti vijon që të jetë i përqendruar në dorën e kryeministrit.
Ermal Hasimja, pedagog i Shkencave Politike vëren dy prirje kryesore në logjikën e strukturimit të qeverisë.
“Së pari, Rama ka garantuar vijimësinë për disa nga besnikët e tij që i konsideron edhe të aftë. Kështu, Balluku mbetet numri dy i qeverisë, ndërsa Manastirliu siguron besnikërinë në bashkinë e Tiranës që është edhe më e rëndësishme se shumica e ministrive. Së dyti, ka sjellë apo edhe ricikluar ata që ai mendon se mund t’i sjellin një rifreskim të imazhit të qeverisë të kombinuar me përvoja më pak problematike në lidhje me drejtësinë,” tha Hasimja.
“Gjithsesi, duke patur parasysh se Rama ka të gjithë pushtetin në duart e tij është vështirë të mendosh se qeveria e re do të ndryshojë nga e shkuara. Më tepër sesa ndryshim politikash, bëhet fjalë për ndryshim fasade,” shtoi ai.
Gazetari Lutfi Dervishi e quan kabinetin e ri si një qeveri të vazhdimësisë që ofron pak supriza. “Në vend të eksperimenteve të guximshme, kemi riciklim përvoje. Në vend të befasive, kemi një galeri të njohur që lëviz nga një ministri te tjetra si lojtarët e futbollit ditën e fundit të merkatos,” shkroi Dervishi në profilin e tij në Facebook.
Dervishi thotë më tej se pavarësisht se ka 12 vite në pushtet, qeverisja e Edi Ramës përballet me të njëjtat sfida që kishte në vitin 2013, ndërsa shpall ambicien për një pushtet afatgjatë.
“Qeveria Rama 4 nuk është qeveria e surprizave, as e eksperimentit. Është qeveria e vazhdimësisë, e një pushteti që synon të zgjatet deri në mesin e shekullit,” shkruan Dervishi, duke ngritur pyetjen se “kur premtimet e 2013 ende nuk janë mbyllur, a do të mbijetojë durimi i shqiptarëve deri në 2050?” Reporter.al
Të fundit
10 truke të vogla që e bëjnë udhëtimin me aeroplan më të rehatshëm
13 Qershor 2026, 14:51
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
13 Qershor 2026, 11:41
Aksident në Tepelenë, përplasen tre automjete
13 Qershor 2026, 11:23
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
13 Qershor 2026, 11:06
Operacion antidrogë në Stamboll, arrestohen 22 persona, mes tyre aktorja Beren Saat
13 Qershor 2026, 10:37
“National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar për mijëra vjet nga të fuqishmit
13 Qershor 2026, 10:18
Këmbimi valutor 13 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
13 Qershor 2026, 09:58
Botërori 2026/ SHBA e nis me spektakël, amerikanët dominojnë me katër gola Paraguain
13 Qershor 2026, 09:38
I riu paraqitet me plagë në spitalin e Korçës: Më dhunoi policia greke!
13 Qershor 2026, 09:22
Reforma territoriale, betejë për kufijtë apo për qeverisjen
13 Qershor 2026, 09:00
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
13 Qershor 2026, 08:39
Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
13 Qershor 2026, 08:19
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 Qershor 2026, 07:56
BE i hap rrugën anëtarësimit të Ukrainës dhe Moldavisë
12 Qershor 2026, 22:07
Zjarr në një banesë në Vlorë
12 Qershor 2026, 21:52
Ndal si ushqehesh tani!/ Alimehmeti thyen mitet për dietën moderne
12 Qershor 2026, 21:32
Tensione në protestë, qytetarët konfliktohen me mbështetësit e PS
12 Qershor 2026, 21:18
Plagosje me thikë në Vlorë/ Një person transportohet me urgjencë në spital
12 Qershor 2026, 20:59
SPAK mbyll hetimet për kryebashkiakun socialist, Erion Isai
12 Qershor 2026, 20:42
Pankartat ‘pikante’ nga protesta e qytetarëve: Kjo qeveri ka skaduar
12 Qershor 2026, 20:19
Ligji për Zonat e Mbrojtura, Shoqëria Civile bojkoton proceset konsultuese
12 Qershor 2026, 19:46
Video/ Policia i gris një gruaje pankartën kundër Edi Ramës: Këtu është tokë Ilirjane
12 Qershor 2026, 19:34
Aksidenti ku 3-vjeçari humbi jetën, flasin banorët: E ëma po qante mbi fëmijën
12 Qershor 2026, 19:17
Kosova mbetet "e bllokuar" në integrimet evropiane
12 Qershor 2026, 19:00
Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e tij, Rama : Të ndikuar nga dezinformimi
12 Qershor 2026, 18:49
Qytetarët i lënë 'vallen' gjysëm Ramës, dalin në shesh dhe kërkojnë dorëheqjen e tij
12 Qershor 2026, 18:33
Goditja e 2 grupeve kriminale nga SPAK, Bardhi: Të hetohet roli i Ramës
12 Qershor 2026, 18:16
Tragjedi në Kamenicë/ 3-vjeçari humb jetën pas përplasjes nga automjeti, nëna në spital
12 Qershor 2026, 17:56
Akuza për pastrim parash, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
12 Qershor 2026, 17:30
Moti i keq përfshin disa rajone të Greqisë, autoritetet apel qytetarëve për kujdes të shtuar
12 Qershor 2026, 17:09
Një Sekretar Shteti që lartëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës
12 Qershor 2026, 16:58
Ekonomia po shtyn të rinjtë të bëhen prindër më vonë
12 Qershor 2026, 16:40
Facebook jashtë funksionit për miliona përdorues
12 Qershor 2026, 16:08
Maliq, gjendet i pajetë në banesë 12-vjeçari
12 Qershor 2026, 16:02
Rama jep shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” për t'u ndërtuar kulla 35 katëshe
12 Qershor 2026, 15:40
E hëngra barin, po ti?
12 Qershor 2026, 15:22
Burgu i Peqinit si Dubai, Artan Hoxha nxjerr videon: Qelia hotel me 7 yje
12 Qershor 2026, 15:01
Vjen vala e nxehtë, termometri pritet të arrijë deri në 35°C
12 Qershor 2026, 14:50
Pse po bie lindshmëria? Dy studime të reja fajësojnë telefonat inteligjentë
12 Qershor 2026, 14:37
Përmbysja e piramidës së popullsisë, më shumë të dalë në pension se të rinj në punë
12 Qershor 2026, 14:19
Foto/ Kush është Luçiano Koçeku, ‘koka’ e grupit të drogës të goditur nga SPAK
12 Qershor 2026, 13:32
Berisha dënon provokimet e Ramës ndaj protestuesve: Akt i ulët, bëj zgjidhjen politike
12 Qershor 2026, 12:59
Kishin kthyer apartamentet me qira në baza prostitucioni, arrestohen 3 të huaja në Tiranë
12 Qershor 2026, 12:19
Operacioni i SPAK, zbardhen urdhër-arrestet e lëshuara; cilët janë personat e goditur?
12 Qershor 2026, 10:31
Botërori 2026 nis me rekord të pazakontë, tre kartonë të kuq në ndeshjen e parë të turneut
12 Qershor 2026, 10:10
Operacioni i SPAK, ekzekutohen 20 masa sigurie, në pranga biznesmeni
12 Qershor 2026, 09:55
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
12 Qershor 2026, 09:07
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
12 Qershor 2026, 08:43
Vranësira dhe reshje shiu të pakta, parashikimi i motit
12 Qershor 2026, 08:12
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
12 Qershor 2026, 07:55
"Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi", Protestuesit marshojnë drejt Astirit
11 Qershor 2026, 22:24
Protestuesit 'sfidojnë' Botërorin, lumë njerëzish në rrugët e Tiranës
11 Qershor 2026, 22:01
Gazetari inkurajon protestuesit: Ky është Botërori jonë, botërori i jetës tonë
11 Qershor 2026, 20:27
“Kemi shpenzuar gjithçka për spitalet”, e reja shpërthen në lot në protestë
11 Qershor 2026, 20:09
"Edi, fundi po të vjen", pankartat pikante të protestës së 12-të
11 Qershor 2026, 19:50
DASH reagon për heqjen e masës “non grata” ndaj Berishës: I shërben interesit kombëtar
11 Qershor 2026, 19:27
Influencerja me jastëk me vete në protestë: Po qe nevoja do e gdhijmë poshtë zyrës së Ramës
11 Qershor 2026, 19:12
Nga Gjermania për protestën në Tiranë: Nuk do të ndalemi deri në ndryshim
11 Qershor 2026, 18:38
Dita e 12-të/ Ish-oficeri në protestë: Jam i majtë, por kam dalë të largohet kjo qeveri
11 Qershor 2026, 18:21
Serbia rrezikon sigurinë e BE-së duke u dhënë rusëve shtetësi
11 Qershor 2026, 18:07
5 anëtarë votuan kundër, Kushtetuesja zbardh vendimin që la Metën në burg
11 Qershor 2026, 17:45
“The Guardian” zgjedh protestën në Tiranë si “Fotografinë e Ditës”
11 Qershor 2026, 17:17
Sali Berisha, politikani që u rikthye sa herë u konsiderua jashtë loje
11 Qershor 2026, 16:34
Antimafia çmonton organizatën italo-shqiptare të kokainës, 12 të arrestuar dhe 13 në kërkim
11 Qershor 2026, 16:34
10 mite rreth pastrimit që duhet të ndaloni së besuari
11 Qershor 2026, 16:19
Peter Lucas në Boston Herald: “Qeveria Rama”, më e mira që mund të blejnë paratë
11 Qershor 2026, 16:14