Flash News

Ditari i Maxhorancës

Boçi e Bylykbashi negociatorë për presidentin? Balla: Janë nga “bota e përtejme”; Rrëzuam Srebrenicën se ishte propozim i Berishës

Boçi e Bylykbashi negociatorë për presidentin? Balla: Janë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla deklaroi për gazetarët nga oborri i Parlamentit se pse PS votoi kundër rezolutës për dënimin e gjenocidit serb në Srebrenicë.

Sipas Ballës, një nga deputetët që ka propozuar rezolutën është Sali Berisha, i cili është shpallur ‘non ngrata’ nga SHBA.

Sipas tij, çdo propozim që mban firmën e Berishës do rrëzohet.

“Ai është i papranueshëm për asnjë lloj propozimi. Kemi marrë vendimin të rrëzojmë çdo propozim që mban firmën e tij. Deputeti i pavarur Berisha është i shpallur non grata dhe sa herë të depozitojë kërkesa dhe propozime ato do të rrëzohen”, tha Balla.

Duke u ndalur te çështja për presidentin, Balla u pyet nëse PS do të pranojë propozime nga Luçiano Boçi dhe Oerd Bylykbashi si negociatorë dhe anëtarët e Komisionit të Rithemelimit.

Kush propozohet nga Sali Berisha nuk vlen. Edhe zotërinjtë që përmendni, janë propozuar nga bota e përtejme dhe nuk vlejnë. Nesër do kemi takime me dy grupet parlamentare. Shpresojmë se dhe grupi i PD-së t’i përgjigjet pozitivisht thirrjes tonë që të diskutojmë për emrat për President. Sot ishte shembulli i një vendimmarrje që brenda propozimi ishte emri i Sali Berishës. Dhe për Presidentin është e njëjta gjë.

Nuk pranojmë asnjë propozim nga Berisha apo persona të përfshirë në lëvizjen e tij”, tha Balla.

Të fundit