Flash News

E-TJERA

Rrëzohet kërkesa për denimin e “Srebrenicës”, Berisha: Votuat sipas urdhrit të Vuçiçit. Debat mes Bardhit dhe Spahos

Rrëzohet kërkesa për denimin e “Srebrenicës”,

Kuvendi ka rrëzuar rezolutën për dënimin e gjenocidit serb për masakrën e Srebrenicës. Kërkesa për miratimin e rezolutës ishte depozituar nga PD.

Ish-kryeministri Sali Berisha dënoi veprimin e deputetëve, duke thënë se “Votuat sipas urdhrit të Aleksandër Vuçiç. Shqipëria nuk ka patur kurrë më anti-shqiptar si Edi Rama. Votuat duke shkelmuar mbi jetët e 10 mijë shqiptarëve në Kosovovë”.

Edhe në fjalën e mbajtur më herët, Berisha u shpreh se rëndësia e miratimit të rezolutës qëndron te fakti, që të tilla masakra të mos përsëriten në të ardhmen.

Rrëzimi i saj ka shkaktuar tensione në Kuvend dhe replika në distancë.

Deputetët Edmond Spaho dhe Gazmend Bardhi janë parë teksa flisnin dhe debatuan ashpër me njëri-tjetrin. Spaho dhe Bardhi debatuan ashpër, ku janë përdorur dhe fjalët “zhduku”, “s’të vjen turp”, “palaço”.

 

 

Të fundit