Flash News

Ditari i Maxhorancës

Braçe poston foto me karrigen bosh të Ramës: Unë nuk i lë njerëzit në baltë!

Braçe poston foto me karrigen bosh të Ramës: Unë nuk i

Deputeti i PS, Erion Braçe ka reaguar sërish pas rrëzimit të amendamenteve të tij për paketën fiskale. Ai ka postuar në rrjetet sociale një foto, ku shihet karrigia bosh e kryeministrit Edi Rama, duke dhënë një mesazh të koduar, sikurse ka bërë shpesh së fundmi.

Krahas fotos, Braçe thotë se gjatë fushatës elektorale të 25 prillit u zotuan para fermerëve, angazhime të cilat ai i solli në formën e propozimeve dhe që më pas u rrëzuan nga Kuvendi.

Në këto kushte ai ngre pyetjet se cili prej propozimeve të tij nuk ishte diskutuar me bujqërit dhe qytetarët gjatë fushatës dhe se cili nuk ishte konform parimeve të PS.

Ndërsa rendit disa nga propozimet, Braçe thotë se: Unë nuk i lë njerëzit në baltë!

Të fundit