Flash News

Ditari i Maxhorancës

Bushati akuzon ashpër Ramën: PS po strehon ekzekutorë

Bushati akuzon ashpër Ramën: PS po strehon ekzekutorë

Deputeti i PS, njëherësh ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati i lënë jashtë listave të 25 prillit ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama.

Në një komunikim live në Instagram, Bushati thotë se PS po strehon në listat e saj persona që ai i cilëson si ‘ekzekutorë’.  

Me keqardhje kam konstatuar dhe identifikuar, si dhe ndarë shqetësimet e mia në forumet e PS.

Njerëzit duhet të dinë për çfarë votojnë, votojnë për një parti me një program të caktuar, një ekip që është i gatshëm të marrë në dorë fate te tyre dhe një lider në krye të këtij ekipi.

Shqetësimi im kryesor ka qenë dhe mbetet me njerëz që e kanë krijuar karrierën politike në PD, duke blerë vota, më pas kanë shkuar në LSI, duke blerë vota, dhe sot i ofrohen PS, për të blerë vota. Apo njerëz që e kanë nisur në partinë Demokristiane dhe sot janë me PS.

Ne nuk mundet ta banalizojmë apo zëvendësojmë rolin e aktivistit politik me rolin e një interesaxhiu, që i ofrohet një partie thjesht dhe vetëm për të marrë një vend pune.

Unë do vijoj të bëj thirrje për respektimin e disa standardeve, për integritetin e tyre moral, profesional, dhe jo për të strehuar në listën e PS ato që i konsideroj ekzekutorët e gjakderdhjes financiare të këtij vendi”, tha Bushati.

Të fundit