Flash News

Ditari i Maxhorancës

Bushati mesazh Ramës me krizën në PD: Shiheni si mundësi për të shtuar përpjekjet për një PS më të hapur

Bushati mesazh Ramës me krizën në PD: Shiheni si mundësi

Ish ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka komentuar krizën që po përjeton prej muajsh Partia Demokratike.

Gjatë fjalës së tij në 30-vjetorin e FRESSH, Bushati tha se përplasjet në PD duhet të shihen me shqetësim si mundësi për të shtuar përpjekjet për një PS më të hapur, më demokratike që ofron mundësi për të gjithë.

Bushati: Duhet të jemi progresist në vlera, duke ndërtuar parti që nuk sheh nga kërthiza e saj.

Krizën që po përjeton PD duhet ta shihi me shqetësim si mundësi për të shtuar përpjekjet tona për një PS më të hapur, më demokratike që ofron mundësi për të gjithë.

Të jesh pjesë e politikës në 2022 është vështirë tia shpjegosh gjeneratës suaj, ndaj na duhet ti përgjigjemi dilemës është më e thjeshtë të largohet drejt Gjermanisë apo të bëhet Shqipëria një vend evropian. Duhet që partia ti bëjë të rinjtë të flasin. Përgjegjësia jonë për vendin është më e madhe se fuqia jonë.

Për ti paraprirë sfidave të kohës PS do themelojë akademinë politike për formimin politik e duke identifikuar talentet që kanë dëshirë të kontribuojnë në politikë.

Apeli im për të rinjtë është se nëse besoni te lodhja e politike, luftoni të realizoni ëndrrat tuaja me vetëbesim.

Të fundit