Flash News

Ditari i Maxhorancës

Bushati reagon pas humbjes: U sigurova që energjia të shkonte për të mirën e madhe

Bushati reagon pas humbjes: U sigurova që energjia të shkonte për
Ervin Bushati

Kryetari i PS në Tiranë, Ervin Bushati ka reaguar pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit. Ai nuk ka mundur të sigurojë dot mandatin, duke grumbulluar vetëm 2990 vota.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Bushati thotë se punoi fort për objektivin e PS, duke theksuar se Partia Socialiste në Tiranë mori një numër të lartë votash.

"Në cilësinë e Kryetarit të PS Tiranë ndieja se kisha përgjegjësinë për të gjithë përfaqësuesit e Partisë Socialiste Tiranë dhe u sigurova që energjia jonë të shkonte për të mirën e madhe", shkruan Bushati.

Ky i fundit falenderon të gjithë ata që e kanë mbështetur, duke nënvizuar se atë dhe PS e pret një punë e madhe përpara.

Të fundit