Flash News

Ditari i Maxhorancës

 Debatet me opozitën, Balla ironizon: E kemi urgjente një trajnim për rregulloren e Kuvendit

 Debatet me opozitën, Balla ironizon: E kemi urgjente një trajnim

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka ironizuar debatin me opozitën, pasi kanë kërkuar të ndërpritet seanca për shkak se kanë kërkuar të vijojnë mbledhjen e grupit në sallën e kuvendit.

Balla i kërkoi kryeparlamentares Lindita Nikolla që të mundësohet menjëherë një trajnim për deputetët e rinj në Kuvend për të mësuar rregulloren e kuvendit.

“Neni 52 i jep të drejtën e ndërprerjes së seancës vetëm drejtueses. Kur 7×7 bëjnë 42 mund a thuash kështu… Nuk shkruhet asgjëkund që mbledhjet e grupeve parlamentare zhvillohen në këtë sallë. E kemi urgjente një trajnim për rregulloren e Kuvendit. Mos e lexoni mbrapsht, marrja peng nuk është e sanksionuar në rregullore”, ka deklaruar Balla.

 

 

 

 


 

 

 

 

Të fundit