Flash News

Ditari i Maxhorancës

Deklarata e Berishës ndaj ambasadorit Gonzato, Rama i kërkon ndjesë Marta Kos

Deklarata e Berishës ndaj ambasadorit Gonzato, Rama i kërkon

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratave të kreut të PD, Sali Berisha, i cili tha se ambasadori i Bashkimit Evropian po impononte bindjet e tij në ligjin për barazinë gjinore.

Në një reagim në “X”, teksa ka rishpërndarë postimin e komisioneres për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, Rama ka kërkuar ndjesë për mënyrën se si, sipas tij, një ligj “fisnik dhe plotësisht në përputhje me parimet e BE-së për barazinë gjinore dhe mosdiskriminimin” është keqpërdorur për qëllime politike.

“Kërkojmë ndjesë për mënyrën fyese se si një ligj shumë fisnik, plotësisht në përputhje me parimet e BE-së për barazinë gjinore dhe mosdiskriminimin, është keqpërdorur për të shtrembëruar perceptimin publik, si dhe për mënyrën se si Ambasadori i BE-së është shfrytëzuar për një qëllim kaq të ulët. Megjithatë, siç themi në shqip, qentë le të lehin, karvani ecën përpara”,  ka shkruar Rama. 

Të fundit