Flash News

Ditari i Maxhorancës

Deklarata e Bozos për komunizmin, Rama: U nxorr nga konteksti qëllimisht, kandidimi i saj ka shqetësuar palën tjetër

Deklarata e Bozos për komunizmin, Rama: U nxorr nga konteksti
Luljeta Bozo, Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka komentuar deklaratën e kandidatës së PS-së, Luljeta Bozos për diktatorin Enver Hoxha dhe regjimin e tij. Ajo tha se kishte më shumë anë pozitive se sa negativ.

Por sipas Ramës, kjo deklaratë është nxjerrë nga konteksti. Kështu u shpreh edhe Bozo pas reagimit të gjerë që solli në publik kjo deklaratë. Rama shtoi se e di çfarë donte të thoshte Bozo dhe pse u interpretua në atë formë deklarat e saj.

"Unë mendoj që ajo është thënë në një kontekst të caktuar dhe nuk kam asnjë dyshim se nuk ka qenë qëllimi, apo nuk është thënë për të relativizuar të keqen e diktaturës apo për të relativizuar vetë diktaturën. Nuk kam nevojë të flas me të sepse jam shumë i qartë se çfarë ka dashur të thotë, çfarë ka thënë dhe pastaj si dhe pse është interpretuar në atë formë", u shpreh Rama.

Ky i fundit tha për 'Kjo Javë' se kandidimi i Bozos ka shqetësuar kundërshtarët, duke vlerësuar figurën e saj. Ai ka ritheksuar se deklarata u keqinterpretua në mënyrë të qëllimshme.

"Me siguri që Luljeta është një nga arsyet që e ka shqetësuar palën tjetër për cilësinë e skuadrës dhe cilësinë e kandidaturave. Është një person i dashur për shqiptarët, një profesioniste e shkëlqyer, një grua me vullnet të madh dhe të gjitha këto janë mëse të mjaftueshme për ta respektuar plotësisht. Pastaj në interpretimet e fjalëve shpesh herë krijohen keqkuptime, herë me qëllim e herë pa qëllim. Kjo ka qenë e qëllimshme, e gjitha kjo që u bë kundër saj", deklaroi Rama.

Të fundit