Flash News

Ditari i Maxhorancës

Deklarata e Vuçiç për zgjedhjet në Shqipëri, Rama: Ishte kurth, mori hak ndaj meje për aeroportin e Kukësit

Deklarata e Vuçiç për zgjedhjet në Shqipëri, Rama:

Kryeministri Edi Rama ka komentuar deklaratën e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, i cili pak ditë më parë kur foli për zgjedhjet në Shqipëri u shpreh se pas liderit të opozitës, Lulzim Basha qëndron ish-kryeministri Sali Berisha.

I ftuar në Euronews, Rama tha se kjo deklaratë ishte në fakt një hakmarrje ndaj tij.

Sipas Ramës, deklarata e Vuçiç ishte një kurth për shtetasit e Kosovës dhe në vijë të politikës ekstremiste të Serbisë, pasi duke qenë se Basha vihet nën akuzë nga Vuçiç për shtetasit e Kosovës shihet si hero.

I dha një pilulë atyre për të marrë një hak të vogël ndaj meje për aeroportin e Kukësit dhe atë ekspozitën atje. E kanë bërë shpesh ata nga Beogradi, identifikimin e njerëzve që i venë më për shtat politikës së tyre si më ekstremiste dhe i stimulojnë. Dhe ata në Kosovë thonë, meqë e shau Vuçiç atë, ai është heroi”, tha kryeministri, duke iu referuar kryedemokratit Basha.

 

Të fundit