Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Del çorodit gjithë miletin”, Rama paralajmëron Metën me shkarkim: Pas zgjedhjeve do shohim ç’do bëjmë  

“Del çorodit gjithë miletin”, Rama paralajmëron

Kryeministri Edi Rama paralajmëron presidentin Ilir Meta pas akuzave të shumta se me përfundimin e zgjedhjeve dhe nëse PS fiton sërish, do të ulet dhe do të shikojë se çfarë do të bëjë.

I ftuar në “Real Story” në News24, Rama thotë se të gjitha daljet e presidentit janë një çmenduri.

Kush e vendosë këtë punën e zgjedhjeve. Ilir Meta? Ilir Meta që del dhe çorodit gjithë miletin me një përgjim të bërë në vitin 2017 të Artan Lames, ndërkohë që aty është fare e qartë që flitet për një boshllëk legjislacioni të krijuar si rezultat i ligjit të Saliut dhe faktikisht ato për të cilat flitet në përgjim janë adresuar në ligjin e ri. Pse e bëmë ligji ne ri, pikërisht për të adresuar ato. Të gjitha daljet e tij janë një çmenduri. Po dalja me atë pseudoviktimën e Blendi Gonxhes një tjetër çmenduri.
Ilir Meta me subjekte të OFL është fakt, nuk diskutohet. I dolën foto dhe video. Nuk është opinion, është fakt. Nga pikëpamja kushtetuese presidenti shkarkohet me 2/3 e parlamentit, por pasi e shkarkon Parlamenti duhet të shkojë në Gjykatën Kushtetuese.
Ne jemi tani në një proces zgjedhor. Me përfundimin e procesit zgjedhor do të ulemi dhe do të shikojmë se çfarë do të bëjmë me këtë lloj personazhi qesharak”, deklaroi Rama.

Të fundit