Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Dënime për një arkë peshk”, Rama: Drejtësia e re po vonon të hyjë në kraterin e vullkanit të padrejtësive 30-vjeçare

“Dënime për një arkë peshk”, Rama:

Kryeministri Edi Rama është shprehur kritik ndaj organeve të drejtësisë së re, pasi nuk po dënon personat që sipas tij janë të përfshirë ë padrejtësi 30-vjeçare.

Nisur nga rasti i Rovena Vodës, ish zv ministrja e Brendshme e cila u dënua me 10 muaj burg, pasi mori një arkë peshk, 1 mijë euro dhe një celular, Rama tha se nuk e di nëse drejtësia shqiptare po vonon apo ngurron të hyjë në atë që ai e quajti “kraterin e vullkanit të padrejtësive 30 vjeçare”..

“Për të bërë detyrën ishte zgjedhur edhe kush e dogji Shqipërinë në zjarrin e piramidave e kush i hodhi në erë njerëzit pak kilometra nga sheshi kryesor i Tiranës e kush i vrau protestuesit e pafajshëm në bulevard.

Një tjetër histori në këtë mes që drejtësia e re ende po vonon apo po ngurron nuk e di akoma këtë që të hyjë në kraterin e vullkanit të padrejtësive 30 vjeçare ndërkohë që dënon një zyrtar të lartë për një arkë peshk në këmbim të një punësimi të pakryer”, u shpreh Rama.



 

Të fundit