Flash News

Ditari i Maxhorancës

Denoncimi për të dhënat e E-Albania, reagon Rama: S’i përdorim telefonat për t’ju nxirë jetën ‘hajde voto për ne’

Denoncimi për të dhënat e E-Albania, reagon Rama: S’i

Vjen reagimi i kryeministrit Edi Rama lidhur akuzat se qeveria ka përdorur të dhënat e mbi 900 mijë qytetarëve për qëllime fushate.  

Nga Cerriku, Rama  tha se qëllimi i krijimit të E-Albania është që shteti të jetë në xhepin e qytetarit dhe se qeveria nuk i përdor telefonat që të marrë qytetarët për t’iu kërkuar votën.

Kam krijuar E-Albanian që njerëzit të kapërcejnë hallkat e burokracisë. Unë dua që e gjitha marrëdhënia e qytetarit me shtetin të futet në xhep. Nuk i përdorim telefonat për t’ju nxirë jetën juve me kë je hajde voto për ne. 

Por duam që telefon të funksionojë që ne shteti të ju zgjidhim ju problemet. Kemi bërë shumë dhe do bëjmë shumë dhe nuk do lejojmë që asgjë që ato që kemi ngritur të cenohet”, tha Rama.

Të fundit