Flash News

Ditari i Maxhorancës

Deputetët e PS shkelin ligjin në komisionet parlamentare, votojnë me telefon dhe pa rrip nga makina

Deputetët e PS shkelin ligjin në komisionet parlamentare, votojnë

Votimi i ligjeve është një akt kushtetues, akt solemn dhe akt integriteti. Deputetët kanë funksionin ligjvënës dhe e ushtrojnë atë përmes disa standardeve etike dhe proceduriale të përcaktuara në Rregulloren e Kuvendit dhe në Kodin e Sjelljes. Shqyrtimi dhe votimi i ligjeve kërkojnë dokumentacion, debat, pyetje dhe diskutime, bindje personale dhe votim për çdo nen dhe në tërësi të aktit.

Sipas ISP, këto norma dhe parime klasike do të duhet të ishin të tilla edhe në rastin e Shqipërisë, por sot, pikërisht në debatin rreth ndryshimeve në ligjin për komisionet hetimore, në Komisionin e Ligjeve, komision që duhej të ishte model për komisionet e tjera në respektimin e Rregullores dhe procedurës, - u shënuan skena votimi absurde.

Në foton e parë është nisja e punës së komisionit dhe njëri prej deputetëve (S.H.) e nis mbledhjen nga një mjedis i mbyllur, i justifikuar në kushtet e mbledhjeve online. Gjatë kohës që prezantohen ndryshimet ligjore dhe diskutohet mbi to, deputeti zhduket nga ekrani, lëviz nga mjedisi i mbyllur dhe udhëton me makinë, duke kaluar gjysmën e mbledhjes duke drejtuar makinën live në faqen e Kuvendit (pa respektuar Kodin Rrugor që ndalon përdorimin e telefonit dhe detyron shoferin të ketë rrip sigurimi). Në fund të mbledhjes, ai ngre dorën dhe voton nga makina, - vota quhet e vlefshme, shumica arrihet dhe ndryshimet ligjore hyjnë në fuqi! Dhe nuk është i vetmi në foto që voton nga makina!

"Kaq e thjeshtë, e lexueshme, publike, absurde, fyese për integritetin e votës dhe procedurat parlamentare ishte votimi i sotëm në Kuvend (Komisioni i Ligjeve). Fakti është publik, i verifikueshëm online në faqen e Kuvendit dhe si i tillë, akt arrogance ndaj parimeve të transparencës dhe të llogaridhënies, integritetit dhe solemnitetit parlamentar.

Në çdo vend dhe institucion serioz do të duhej të kishte hetim të rastit, zbatim të neneve penalizuese të Kodit të Sjelljes dhe Rregullores, etj, por në rastin tonë, Kuvendi nuk heton dhe as shqyrton gabimet/shkeljet e veta. Në rastin e fundit, drejtuesja e Komisionit të Ligjeve dhe dy anëtarë të tjerë të Komisionit, janë njëherësh shumicë vendimmarrëse (drejtues dhe anëtarë) të Sekretariatit për Etikën në Kuvend, organ që vlerëson respektimin e Rregullores në procedurat parlamentare dhe Kodin e Etikës. Prezenca e tyre së paku do të duhej të ishte element nxitës për respektimin formal të procedurave në një debat formal pa prezencë të opozitës dhe pa debat profesional midis deputetëve", shkruan ISP krahas fotos. 

 

Të fundit