Flash News

Ditari i Maxhorancës

Deputeti i mazhorancës pro ngritjes së kampeve të refugjatëve: Ç'të keqe ka të vijë leku në Shqipëri?

Deputeti i mazhorancës pro ngritjes së kampeve të

Në mbledhjen e Komisionitë të Sigurisë fokusi kanë qenë lajmet e mediave britanike për ndërtimin e një kampi refugjatësh në Shqipëri. Këto lajme janë mohuar nga qeveria shqiptare, por deputeti i mazhorancës Paulin Stërkaj është shprehur se është dakord që emigrantët e Britanisë të strehohen në vendin tonë.

Gjatë diskutimit, ai iu kërkoi deputetëve të opozitës të jenë më human, duke nënvizuar se nëse bëhet një marrëveshje e tillë, nuk ka asgjë negative. Nisur nga lajmet se për çdo emigrant, Shqipëria merr 100 paund, Stërkaj u shpreh se është mirë që Shqipëria t'i përfitojë këto fonde.

“Kjo marrëveshje nuk i bën asgjë të keqe vendit tonë. Vetëm se na rrit mundësinë me qenë pak më human. Bëhuni më të hapur. Ju e dini mirë çfarë ndodhi me NATO-n. Ju thoni kemi liberalizuar vizat. Unë thërras që ne nga kjo marrëveshje nuk na vjen asgjë e keqe. Ju thoni se po vijnë ata dhe po bëjnë një kamp në Shqipëri dhe po fiton lekë ai. Po me ardh leku në Shqipëri çfarë të keqe ka?"-tha Stërkaj.

 

Të fundit