Flash News

Ditari i Maxhorancës

Dështon raundi i parë për presidentin, Rama: Nëse s’ka dakordësi, në raundin e katërt e zgjedhim vetë

Dështon raundi i parë për presidentin, Rama: Nëse s’ka

Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat pas dështimit të raundit të parë për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Nga oborri i Kuvendit, Rama paralajmëroi se nëse nuk ka dakordësi në tre raundet e para që kërkojnë 84 vota në Kuvend, në të katërtin mazhoranca do ta zgjedhe vetë (me 71 vota siç e para shikon kushtetuta).

Ai tha po ashtu se nuk sheh vullnet nga ana e opozitës për tu përfshirë në procesin e zgjedhjes së presidentit të ri.

Nuk i kemi 84 votat për të kaluar raundet e para, dytë dhe tretë. Nuk ka qartësi dhe ide nga palët tjera për tu përfshirë në këtë proces deri tani.

Nuk ka emër PS deri tani. Nuk po dimë më kë kemi në anën tjetër, ka copa dhe çika. Nuk ka logjikë. Ne e kemi kaluar këtë proces kur ishim opozitë, dy herë në kohën e drejtimit tim të PS.

Opozita duhet të gjejë rrugë për një konsensus me shumicën dhe të jetë e hapur për një emër që mund të jetë i propozuar nga shumica nëse bie dakord, nëse nuk bien rrugën ndahen dhe pastaj e vendos vota.

Nuk kemi me kë të negociojmë por presim. Dihet se kë refuzojmë të negociojmë për cdo arsye, por jemi të gatshëm të negociojmë me palët që do duan të flasin me ne.

Kur të hyjmë në raundin e 4 do përdorim mandatin që na jep kushtetuta, s’ka rrugë tjetër. Është për të ardhur keq se është proces që mund të ishte më i edukuar e harmonizuar dhe në një kohë si sot kur nuk kemi nevojë të krijojmë konflikte ekstra, por ne vetëm mund të shprehim dëshirën e të kemi durimin për ta ndjekur këtë proces sipas kushtetutës. Kandidati për president nuk do jetë nga grupi parlamentar”, deklaroi Rama.



 

 

Të fundit