Flash News

Ditari i Maxhorancës

Diskutimi i Bashës me Komisioneren e BE, Rama: Ndërhyrje në fushatën elektorale, pres përgjigje nga Brukseli

Diskutimi i Bashës me Komisioneren e BE, Rama: Ndërhyrje në

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj Komisioneres së BE-së, Mariya Gabriel e cila zhvilloi paraditen e kësaj të marte një tryezë diskutimi për arsimin me kryetarin e PD-së, Lulzim Bashën.

Përmes një postimi në Twitter, Rama e konsideron atë akt si ndërhyrje në fushatën e brendshme elektorale të një vendi kandidat për në BE.

Kryeministri shprehet se komisionerja harxhoi kohën e punës së paguar nga taksat e popujve të Europës, për të bërë videomuhabete elektorale me Lulëzim Bashën, ndërsa shton se pret përgjigje zyrtare e publike nga Brukseli.

"Dikush në Bruksel duhet t'u thotë komisionerëve që harxhojnë kohën e punës së paguar nga taksat e popujve të Europës, për të bërë videomuhabete elektorale me Lulëzim Bashën, se kjo quhet ndërhyrje në fushatën e brendshme elektorale të një vendi kandidat për në BE! Në dijeninë time Komisioni Europian nuk e ka zakon të fusë hundët në fushatat elektorale dhe unë pres ta mësoj zyrtarisht e publikisht nga Brukseli, nëse e kam unë gabim e ndoshta komisionerët kanë vërtetë të drejtë të bëhen palë kur popujt e Europës zgjedhin qeveritë e tyre!" shkruan Rama në Twitter.

Diskutimi i Bashës me Komisioneren e BE, Rama: Ndërhyrje në

 

Të fundit