Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Do heqim traun e Rrugës së Kombit”, Rama i përgjigjet Bashës: Që të nisë nga e para dhe thyerja e qafës

“Do heqim traun e Rrugës së Kombit”, Rama i

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi nga Kalimashi kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha para demokratëve kuksianë është zotuar se ndryshimi i parë që do të bëjnë është heqja e traut në Rrugën e Kombit.

Nga Berati, Rama tha se po u hoq trau, që sipas tij është vënë për të paguar mirëmbajtjen e autostradës, rikthehen rënia e gurëve dhe bllokimi nga bora.  

“Cilin tra do heqë? Të hiqet trau e të fillojë nga e para rënia e gurëve e dheut, bllokimi nga bora, e thyerja e qafës. C’alternativë është kjo. Nuk jemi në një paradë bukurie, ata janë nisur për dasmë, ne jemi në ndeshje”, thotë Rama.

Të fundit