Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Do rrëzojmë dekretet e Metës", Balla: Ngritja e Komisionit Hetimor për 'Bechettin' bie ndesh me Kushtetutën

"Do rrëzojmë dekretet e Metës", Balla: Ngritja e

Kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla ka folur pas mbledhjes së zhvilluar ditën e sotme. Ai bëri me dije se Kuvendi do t'i rrëzojë dekretet e presidentit Ilir Meta, i cili ka kthyer disa ligje. Gjithashtu shtoi se do të pranojë kandidaturën e Kreut të Shtetit si anëtar të Autoritetit të Konkurrencës.

"Dua t’ju informoj se kemi shqyrtuar një sërë çështjesh. Kemi shqyrtuar propozimet për qëndrimin tonë për dekretet e presidentit. Do t'i rrëzojmë për çështje që lidhen me buxhetin e shtetit për vitin 2021. Do të votojmë pro një prej kandidaturave të propozuara nga Meta për anëtarët e Autoritetit të Konkurencës", tha Balla në një prononcim për gazetarët.

Ai foli dhe për ngritjen e komisioneve hetimore, ku është mësuar se PS do të votojë kundër hetimit për çështjen "Bechetti" dhe pro me rishikim të objektit të hetimit për 25 prillin dhe inceneratorëve.

Balla bëri me dije se PS do të votojë kundër ngritjes së komisionit për "Bechettin", sepse sipas tij, është në kundërshtim me ligjin. Ai bëri me dije se për këtë çështje ka pasur konsultim me Avokatin e Shtetit dhe është sugjeruar ky qëndrim.

"Lidhur me qëndrimin tonë për ngritjen e komisioneve hetimore. Njëra prej kërkesave bie në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese pasi bie ndesh me Kushtetutën dhe interesin e Shqipërisë pasi është në procese gjyqësore. Interesi më i madh është interesi i Shqipërisë.

Shqipëria duhet të vazhdojë të mbrojë interesat e saj dhe ky ka qenë një sugjerim i Avokatit të Shtetit, i cili kërkon që kjo çështje të shtyhet dhe sapo Shqipëria të ketë ecur në procesin juridik dhe më pas mund të ngremë edhe këtë komision hetimor", shton Balla.

 

 

Të fundit