Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Do kthehet në shkallë të parë më thanë”, dalin mesazhet si e njoftoi Xhaçka ambasadorin për vendimin e vulës së PD

“Do kthehet në shkallë të parë më

Vendimi i sotëm i Gjykatës së Apelit është vendim për të zhdukur pluralizmin. 

Edi Rama u investuar për muaj me radhë në Gjykatën e Apelit që vula e Partisë Demokratike të mos i kalojë shumicës, por atij që do kryeministri. 

Syri.net denoncoi ekskluzivisht në datën 28 shkurt se ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka informuar një diplomat në Tiranë se në 3 mars Gjykata e Apelit do ta kthejë vulën e PD në shkallën e parë. Atë që pikërisht ndodhi sot.

Ja si e njoftoi Xhaçka ambasadorin e huaj: 

Syri.net sjell edhe një bisedë në WhatsApp që zbërthen thelbin e këtij skandali dhe nxjerr në pah komunikimet e Olta Xhaçkës me një diplomat perëndimor në vendin tonë i cili këtë bisedë e ka ndarë me stafin dhe bashkëpunëtorët e tij. Nga kjo bisedë e mbërritur në redaksinë e Syri.net theksohet se Xhaçka i ka dhënë informacion të sigurt ambasadorit për atë që pritet mesditën e të premtes, 3 mars, në Gjykatën e Apelit. 

Çështja e PD ka gjasa të zvarritet pafund, kjo si përpjekje për të penguar hyrjen e Partisë Demokratike në zgjedhjet vendore të 14 majit. Syri.net

Të fundit