Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Do të ketë shtrëngim të masave”, Rama: Nesër mblidhet Komiteti i Ekspertëve, efektet e fundjavave dhe festave

“Do të ketë shtrëngim të masave”, Rama:
Foto Ilustruese

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se nesër do të ketë ashpërsim të masave kufizuese. Ai bëri me dije se Komiteti Teknik i Ekspertëve do të mblidhet nesër për të diskutuar lidhur me shtrëngimin e masave. Sipas tij, do të ketë shtrëngime të masave, por çështja është që të vijojnë të zbatohen me korrektësi masat aktuale

“Nuk mundemi dot të rrimë të gjithë mbyllur brenda të presim të iki virusi, virusi nuk ikën këtu është çështja. Prandaj do ketë një shtrëngim të masave, komiteti teknik do mblidhet nesër ne do presim konkluzionet, ata po diskutojnë, kemi diskutuar, janë të shqetësuar, do ketë shtrëngim të masave patjetër por këtu thelbi është e ata insistojnë që duhen zbatuar masat që janë, nëse njerëzit vënë maskat, njësitë tregtare zbatojnë protokollet, ora  olicore respektohet, lokalet nuk vazhdojnë ahengun, gjërat janë në rregull”, tha Rama.

Ky i fundit theksoi se vetëm kur të mbarojë vaksinimi do mbarojë edhe infektimi. Rama tha se shqetësuese nuk janë numrat aktuale, por një rritje e mundshme përtej parashikimeve.

Fajin për përkeqësimin e situatës ai e adresoi te qytetarët dhe te fluksi gjatë fundjavave.

“Ne nuk jemi të shqetësuar për numrat, ne jemi të shqetësuar për faktin që mos zbatimi i masave mund të çojë në rritje të numrave përtej asaj që ka qenë në parashikim, kjo që po ndodh është brenda parashikimit se ne patëm një periudhë aspak të favorshme menjëherë pas festave e sikur mos kishim marrë ato pak masa që morëm do ishim sot me numra më të mëdhenj. Këto janë efektet e ëeekend-eve masive në Korçë e Gjirokastër e me radhë”, deklaroi ai.

 

Të fundit