Flash News
Po kalonin kanalin anglez, humbin jetën disa emigrantë, mes tyre edhe një fëmijë
Shkon në 21 numri i viktimave nga përmbytjet në Bosnje - Hercegovinë
Berisha publikon kolonën zanore që do të shoqërojë protestën e 7 tetorit
Dogji gruan me benzinë, sot seanca ndaj Bledar Trëndafilit
Zjarri në azilin privat në Tiranë, u lënduan 4 të moshuar
Do të votohej sot në Kuvend, PS tërheq projektligjin për Amnistinë Penale
Partia Socialiste ka tërhequr nga rendi i ditës projektligjin për Amnistinë Penale, i cili ishte planifikuar të hidhej për votim sot në Kuvend.
Mazhorancës i duhen 84 vota për të miratuar projektligjin, por opozita e ka kundërshtuar propozimin e socialistëve, ndërsa Lulzim Basha deklaroi se nuk do t’i bashkonte votat me ta.
Burime bëjnë me dije se tërheqja është bërë për shkak të mungesës së konsensusit mes socialistëve dhe demokratëve.
Një ditë më parë, në media u pretendua se një amendament ishte dorëzuar nga deputeti demokrat Bledion Nallbati, sipas së cilit parashikohej "falja e zyrtarëve të korruptuar". Vetë Nallbati përgënjeshtroi lajmin duke faktuar se amendamenti ishte dorëazuar nga deputeti socialist Plarent Ndreca.
"Amendamenti që kam dorëzuar synon në thelb garantimin e barazisë midis të dënuarve meshkuj dhe femra, apo kategorisë së veprave penale, duke rritur masën përfituese për të dënuarit meshkuj nga 3 vjet në 4 vjet.
Amendamenti që përflitet për shfuqizimin e pikës 2 të nenit 5 është një propozim apo ndryshim i bërë nga relatori i PS z. Plarent Ndreca. Asnjë deputet i Grupit Parlamentar të PD nuk ka votuar pro projektligjit në Komisionin e Ligjeve", deklaroi demokrati.