Flash News

Ditari i Maxhorancës

Plan për të udhëtuar? Ministria e Jashtme tregon masat anti-Covid për çdo shtet

Plan për të udhëtuar? Ministria e Jashtme tregon masat anti-Covid
Në foto: Ministria e Jashtme

Ministria e Jashtme ka nxjerrë një njoftim për masat anti-Covid që ka marrë çdo shtet. Ky njoftim iu shërben udhëtarëve, për të shmangur situatat problematike.

Qytetarët që do të dalin jashtë vendit, mund të shikojnë në faqen e ministrisë rregullat që kanë marrë vendet përkatëse në kuadër të pandemisë.

Përmes një njoftimi në Facebook, ministria thotë se "nisur nga situata e krijuar prej kufizimeve të lëvizjes së lirë të udhëtarëve jashtë vendit, me qëllim parandalimin e situatave problematike, informon në kohë reale për çdo ndryshim të këtij regjimi që lidhet me lëvizjen e qytetarëve".

Të fundit