Flash News

Ditari i Maxhorancës

Dokumenti/ Tensionet në Kuvend, PS kërkesë për masë ndëshkimore ndaj Gazment Bardhit dhe Fidel Krekës

Dokumenti/ Tensionet në Kuvend, PS kërkesë për masë

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka kërkuar masë ndëshkimore për dy deputetë të PD, konkretisht ndaj kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi si dhe për deputetin Fidel Kreka. 

Kjo masë vjen pas kaosit të krijuar sot në seancën parlamentare, pasi situata degradoi kur përfaqësues të opozitës bllokuan foltoren dhe hodhën në drejtim të kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, dhe anëtarëve të kabinetit qeveritar, dokumente si Rregullorja dhe rendi i ditës.

Në dokumentin e paraqitur nga grupi parlamentar i PS, thuhet se gjatë rifillimit të seancës, kur kryeministri Edi Rama mori fjalën për të vijuar prezantimin e programit të qeverisë, deputetët Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu ndërhynë duke bllokuar foltoren.

Veprime të ngjashme, sipas PS, u kryen edhe nga deputetët Luçiano Boçi, Fidel Kreka, Oerd Bylykbashi, Ina Zhupa, Albana Vokshi, Saimir Korreshi, Gent Strazimiri, Elda Hoti, Xhelal Mziu dhe Ledina Alolli.

Në kërkesën e firmosur nga deputetët socialistë theksohet se deputeti Gazment Bardhi, dhe më pas edhe Fidel Kreka, kanë kryer akte të papërshtatshme në drejtim të Kryetarit të Kuvendit dhe ministrave, duke përdorur mjete të forta, siç dëshmohet edhe nga pamjet filmike.

 

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit