Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Xhaçka nga Kuvendi: Sulme kibernetike ndodhin edhe në SHBA e BE
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka foli sot në Kuvend për sulmet kibernetike. Qeveria refuzon të pranojë që të dhëna sensitive të qytetarëve kanë rrjedhur, por ky qëndrim bie ndesh me atë çfarë ka deklaruar kryeministri Rama së fundmi.
Xhaçka e konsideroi sukses që sistemet nuk janë shkatërruar. Ndërkohë tha se sulme të tilla ndodhin edhe në SHBA dhe vendet e Bashkimit Europian ndërsa nënvizoi nevojën e shtimit të investimeve për sigurinë kibernetike.
“Të gjithë jemi dëshmitarë që pavarësisht sponsorizimit të sulmit. Sistemet nuk u shkatërruan por sot janë funksionale. Si mund të thuhet që sistemet tona mbrojtëse nuk kanë funksionuar dhe fondet për këtë qëllim janë para të hedhura kot. Të dhënat nuk janë shkatërruar edhe pse sulmet qëndronte e njëjta dorë që ka shkaktuat dëme të mëdha në vende shumë më të mëdha se ne. Sulme të tilla ndodhin edhe në SHBA dhe BE dhe nuk është gjithmonë e mundur të parandalohen.
Agresorët, piratët dhe hakerat gjithmonë do të tentojnë të gjejnë hapësira që të dëmtojnë por detyra jonë është të investojmë te mbrojtja. Fati i sistemeve tona do kishte qenë shumë ndryshe nëse nuk do kishim bërë aq investime sa kemi bërë. Ky ishte një sulm masiv që synonte paralizimin e të dhënave publike, fshirjen e sistemeve dhe nxitjen e pasigurisë dhe kaosit në vend”, deklaroi ministrja.