Flash News

Ditari i Maxhorancës

Doli kundër deklaratës së Borrell, Rama kërkon të dënohet Serbia: Nuk kemi rezerva për kritikat ndaj Kosovës

Doli kundër deklaratës së Borrell, Rama kërkon të

Kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë për mediat në Tiranë, pas rikthimit nga vizita dy ditore në Itali. Rama është ndalur tek deklarata e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, së  cilës i doli kundër, duke kërkuar që BE t’i referohet edhe ngjarjeve të fundit.

Reagimi i Shqipërisë, siç thotë Rama, ka krijuar një pështjellim në BE. Mirëpo, siç duket Rama ka vendosur të mos ndryshojë qëndrim sa i përket kritikave të unionit kundrejt Kosovës.

Ai thotë se në këtë linjë unifikohet me BE-në, por kërkon që t’i bashkangjitet edhe një deklaratë referuar sulmeve dhe vrasjes së Afrim Bunjakut në veri.

“Për herë të parë në të paktën 10 vitet e fundit Shqipëria nuk u linjëzua me një deklaratë të politikës së jashtme të BE. Ky fakt ka shkaktuar një për shtjellim të kuptueshëm kur ia kemi përcjell Brukselit si një qëndrim të Shqipërisë, por as nuk jemi përpjekur qysh pardje paradite, përpara moslinjëzimit, që deklarata të reflektonte ngjarjet e ditëve të fundit, vrasjen e policit në Kosovë dhe shpalljen e zisë kombëtare në Beograd. Miqtë në Bruksel na shpjeguan se nuk ishte e munduar diçka e tillë, pasi deklarata ishte konfirmim i qëndrimit publik të datës 20 shtator nga Borell pas takimit të dështuar të 14 shtatorit mes dy liderëve të Kosovës dhe Serbisë. Thamë se nuk kemi rezervë për deklaratën lidhur me kritikat ndaj Kosovës që sipas nesh qëndrojnë plotësisht.

Ne jemi përgjigjur se nuk kemi asnjë qëndrim tjetër për deklaratën. Kosova duhet t’i reflektojë në pozicionin e saj për normalizimin e situatës. Nuk kam dalë sot për të shpjeguar dhe një herë moslinjëzimin e deklaratës së BE, por kam dalë për të shprehur shqetësimin tejet serioz si asnjëherë më parë në këto 10 vite për rrezikshmërinë e lartë në veriun e Kosovës”, deklaroi Rama.

Sa i përket qëndrimit të Serbisë, Rama duket se është ndarë paksa nga linja e mikut të tij Aleksandër Vuçiç, dhe ka kërkuar nga unioni të marrë masa për të dënuar Beogradin, i cili shpalli ditë zie për agresorët e vrarë.

“Serbia zgjodhi nderimin nga forcat speciale të Kosovës duke shpallur një ditë zie. Çfarë hetimi pret BE-ja. Nuk e dëgjova zëdhënësin e BE-së ta thotë diçka të tillë. Nuk besoj se BE do të pranonte rezultatet e një pale të sulmuar. Ata që e provokuan ngjarjen ishin serbë. Forcat e Kosovës shkuan që mos të përshkallëzohej situata. Duke e dimë nëse BE ka angazhuar ndonjë mekanizëm në këtë drejtim. Ajo që në kërkuam në komunikimin me miqtë në Bruksel nuk është rezultati i një hetimi që është i mirëseardhur, por hetimi i vrasjes së një polici nga një grup kriminal. Dënimi i aktit absurd të ndermit kombëtar të disa kriminelëve të veshur me uniforma ushtarake”, shtoi ai.

 

Të fundit