Flash News

Ditari i Maxhorancës

E 21-ta në listë për Tiranën, Kodheli: Do ta thyej kufirin, ia pranova Ramës këtë sfidë

E 21-ta në listë për Tiranën, Kodheli: Do ta thyej kufirin,
Mimi Kodheli

Kandidatja për deputete e PS-së, Mimi Kodheli ka shprehur bidjen e partia ku bën pjesë do t'i fitojë zgjedhjet e 25 prillit. Ajo tha në "Ditari" se Partia Socialiste në Tiranë do të marrë 19 mandate.

“Pjesëmarrja e lartë do ta rrisë votën për PS. E kam këtë bindje se qytetari shqiptar voton më shumë majtas. Njerëzit do të dinë të votojnë si gjithmonë. Minimumi do të marrim 19 mandate”, tha Kodheli.

Kjo e fundit foli edhe për renditjen e saj në listë, e cila është në një zonë jo të sigurt. Kodheli deklaroi se ia ka pranuar Ramës këtë sfidë, që e ka renditur atë të 21-ën dhe thekson se do ta thyejë kufirin .

“Unë kam bërë një diskutim me Ramën, unë ia kam pranuar këtë sfidë dhe vij e qetë në këtë garë. Nuk kam shfaqur asnjëherë pakënaqësi, përkundrazi besoj te ajo që kam bërë në 20 vite pse unë përfaqësoj atë forcë politike dhe jam ajo që jam. E kam marrë seriozisht si një sfidë që do ketë rezultat surprizues", tha ajo.

Të fundit