Flash News

Ditari i Maxhorancës

E shau nga nëna, Rama i kthehet qytetarit në Shkodër: Ajo është fiks PD-ja, gjyshja e tij buzëqesh se bëri vaksinën nga ne

E shau nga nëna, Rama i kthehet qytetarit në Shkodër: Ajo

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një qytetari, i cili e shau nga nëna ndërsa mbajnte fjalim në Shkodër.

Rama i është kthyer, duke thënë se ai person simbolizon PD-në e Shkodrës.

Se ca ka me nënën time ai andej? Ajo është demokracia? ajo është PD. Një njeri që më dërgon dëshirën e tij lidhur me nënën time që është në botën tjetër. Ajo është PD e Shkodrës, fiks. Ai është një që i kanë thënë shko tani dhe thuaj atë të nënës atij që po flet. Ajo është demokracia që do shkodran, për atë votojnë stërnipat e Marubit, Gurakuqit, Migjenit e yjeve që shkëlqejnë në qiellin e historisë sonë.

Pikërisht se kanë votuar atë 30 vjet Shkodra është këtu, ka mbetur e fundit.  

Nëse ai ka një gjyshe, sot buzëqeshin se bënë vaksinën dhe nuk ia bëri ndonjë engjëll duke fjetur gjumë, por ajo politikë që njerëzit mendojnë se është vetëm e keqe. Po mos të ishte politika s’do kishte vaksina, s’do ktheheshin fëmijë në shkollë më të bukura si bato që u shembën nga tërmeti”, tha Rama.

Të fundit