Flash News

Ditari i Maxhorancës

E shokuar në sallë, Manastirliu reagon për herë të parë pasi u propozua kandidate për Bashkinë Tiranë

E shokuar në sallë, Manastirliu reagon për herë të

Propozimi i Ramës për ta shpallur kandidate për Bashkinë e Tiranës duket se e shokoi Ogerta Manastirliun.

Gjatë fjalës së kryesocialistit, Manastirliu, nuk pati asnjë reagim, por qëndroi e ngrirë sikur të linte të kuptohej se ishte një vendim që nuk e priste.

E pyetur nga mediat jashtë Asamblesë së PS, Manastirliu ka thënë vetëm që është një përgjegjësi e madhe, por asgjë më tepër.

“Është përgjegjësi shumë e madhe. Sapo ka mbaruar mbledhja e Asamblesë, do të kemi kohë të flasim, është besim i madh, përgjegjësi shumë e madhe, do të kemi punë të mëdha përpara”, tha Manastirliu.

Të fundit