Flash News

Ditari i Maxhorancës

E shoqëruar nga vajza e saj, Balluku përlotet kur flet për babain dhe fëmijët: Ne duhet ta fitonim këtë luftë

E shoqëruar nga vajza e saj, Balluku përlotet kur flet për babain
Belinda Balluku me të bijën

Kandidatja e PS-së në zonën e Kombinatit dhe të Unazës së Re, Belinda Balluku është përlotur, teksa ka mbajtur fjalimin e fitores. PS kryeson në Njësinë 6.

Ajo është shoqëruar nga e bija, Belen në selinë rozë. Në momentin që ka falenderuar të gjithë mbështetësit e saj, të atin dhe fëmijët, Balluku është emocionuar, duke theksuar se rezultati që ka marrë nuk do të ishte i mundur, nëse fëmijët e saj nuk do t'i kishin dhënë 'lejen' për të punuar.

"Dua të falënderoj babain tim, Çlirim Ballukun i cili erdhi në fushatë për Partinë Socialiste dhe jo për mua. Pavarësisht se unë jam kundra ekspozimit të fëmijëve në fushatë dhe unë i mbaj zakonisht  fëmijët e mi larg, sot vendosa të marr Belen me vete sepse ajo dhe i vëllai, që nuk do të dalë në media, janë një pjesë e rëndësishme e kësaj fitoreje sepse nëse ata nuk do më kishin lejuar të kisha kohën e disponueshme për të bërë fushatë, nëse do kishin insistuar të rrija më shumë me ta, unë nuk do ja kisha dalë dot të merrja rezultatin që mora, por Belen dhe vëllai kuptuan që ne duhej ta fitonin këtë luftë dhe më dhanë leje që unë të punoja maksimalisht dhe kemi patur ditë që nuk e kemi parë njëri-tjetrin, por ama erdhëm me fitore", tha Balluku.

Pas minutit 11.55 në videon e mëposhtme

Të fundit