Flash News

Ditari i Maxhorancës

Elisa Spiropali merr drejtimin e kryetares së Kuvendit: Do përpiqem t'i ngjaj Nikollës

Elisa Spiropali merr drejtimin e kryetares së Kuvendit: Do përpiqem

Zgjidhet zyrtarisht Elisa Spiropali si Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë.

Ajo mori 75 vota pro dhe 4 kundër, teksa opozita protestonte pranë foltores së Kuvendit. 

Votimi për Spiropalin është zhvilluar me metodë elektronike, në pamundësi për tu zhvilluar me kuti, për shkak të tensioneve në sallën e Kuvendit.

Pasi është votuar si Kryeparlamentare, Spiropali ka mbajtur një fjalim, ndërsa deputetët e opozitës kanë vijuar të godasin tavolinat.

“E dashur Lindita gjatë këtyre viteve e drejtove këtë Kuvend me përkushtim dhe durim, deri dje kisha një zili, do përpiqem të të ngjaj në përkushtim dhe uroj të të afrohem sa më pak në durim. Ju që jeni mësuar të debatoni me mua shpesh më ashpër se sa butë, do t’ju shoh njësoj përballë por nuk do të më keni përballë, do të më gjeni në krahun tuaj të djathtë.

Dua të më ndihmoni dhe ta dini nëse sot do të gjykoj se duhet të ndërhyj si palë do të zbres deri poshtë në foltore si pjesë e pandashme e palës ”, tha Spiropali ndër të tjera. Kujtojmë se Lindita Nikolla dha doreheqjen sipas saj për arsye shëndetësore seancën e kaluar. 

 

 

Të fundit