Flash News

Ditari i Maxhorancës

Mes debatesh dhe tensionesh, votohen në Kuvend ndryshimet në qeveri

Mes debatesh dhe tensionesh, votohen në Kuvend ndryshimet në qeveri

Mes tensionesh dhe bllokimi i foltores nga deputetët e opozitës, Kuvendi ka miratuar me votat e mazhorancës ndryshimet në qeveri.

Deputetët e PD janë mbledhur rreth foltores duke protestuar pasi u është refuzuar kërkesa për debat lidhur me ndryshimet në Qeveri.

Ndryshimet në qeveri Rama i lajmëroi gjatë fjalës së tij në Kongres dhe u dekretuan ditën e sotme nga Presidenti Bajram Begaj.

NDRYSHIMET NË KUVEND
Kryetare e Kuvendi- Elisa Spiropali- Zëvendëson Lindita Nikollën
Nënkryetar i parlamentit- Bledi Çuçi- Zëvendëson Ermonela Felaj
Kryetar i grupit të PS- Niko Peleshi- Zëvendëson Bledi Çuçin 
NDRYSHIMET NË QEVERI
Ministër Shteti për Parlamentin- Taulant Balla- Zëvendëson Elisa Spiropalin
Ministër i Brendshëm- Ervin Hoxha- Zëvendëson Taulant Ballën
Ministër i Financave, Petrit Malaj- Zëvendëson Ervin Meten
Ministër i Mbrojtjes- Pirro Vengu- Zëvendëson Niko Peleshin

Si u votua: 

Shkarkimi i Elisa Spiropalit nga ministre e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin u bë me:

79 vota pro

2 abstenim

2 vota kundër

Shkarkimi Ervin Metes, ministër Financave u bë me:

78 vota  pro

2 abstenim

5 vota kundër

Sharkimi i Niko Peleshit, ministër i Mbrojtjes u bë me:

78 vota pro

2 abstenim

0 vota kundër

Shkarkimi i Taulant Ballës, ministër i Brendshëm u bë me:

84 vota Pro

2 kunder

Emërimet e reja

Petrit Malaj u emërua ministër i Financave me:

77 vota pro

2 abstenim

14 vota kunder

Pirro Vengu u emërua  ministri i Mbrojtjejs me:

77 vota pro

2 abstenim

12 kundër

Ervin Hoxha, u emërua ministri i Brendshëm me:

76 vota pro

2 abstenim

11 vota  kundër

Taulant Balla u emërua ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin

78 vota  pro

9 kundër

0 abstenim.

Të fundit