Flash News

Ditari i Maxhorancës

Elisa Spiropali tregon dy lëvizjet që do të bëjë qeveria për shkarkimin e Metës

Elisa Spiropali tregon dy lëvizjet që do të bëjë

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka treguar hapat që do të ndjekë mazhoranca për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Ajo tha se Meta do shkarkohet fillimisht nga Kuvendi aktual dhe më pas do të shkojë në Gjykatën Kushtetuese.

“Kemi mbledhur firmat dhe do ndjekim procedurat parlamentare. Do ta shkarkojmë në Kuvendin e Shqipërisë, pastaj shkon çështja në Gjykatë Kushtetuese. Ne nuk ndjehemi as triumfator në këtë fitore, nuk do keni nga ne asnjë fishekzjarre asnjë triumf”, tha Spiropali në Zonë e Lirë.

Sipas ministres, presidenti Meta ka dalë më i munduri nga zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.

“Janë 20 raste sot për krime elektorale në SPAK që po hetohen dhe le të hetohen të gjitha, patjetër. Koka e Bashës duhet të mendojë me kokën e vet dhe ka rastin që të provojë që është lideri i PD-së. Monika hyri e mundur në këtë betejë dhe i munduri më i madh është presidenti Ilir Meta, ka marrë ndëshkim spektakolar nga populli shqiptar”, tha Spiropali. 

Të fundit