Flash News

Ditari i Maxhorancës

Emergjenca energjitike, Rama prezanton planin me 3 pika: S'ka rritje të çmimit për familjet

Emergjenca energjitike, Rama prezanton planin me 3 pika: S'ka rritje

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot planin e masave në kuadër të emergjencës energjitike. Tre ishin masat e ndërmarra nga qeveria për të përballuar krizën energjitike, e cila po prek shumë vende të botës. Kryeministri ka vendosur të mos rrisë çmimin e energjisë për familjet dhe sipërmarrjet e vogla dhe të garantojë furnizimin me të.

-Garantimi i furnizimit me energji elektrike për të gjithë

- Mbrojtjen e familjes dhe biznesit të vogël nga rritja e energjisë(s'do të ketë rritje të çmimit për të dyja grupet)

- Fond prej 200 milionë eurosh për të siguruar dy pikat e mësipërme

Shefi i qeverisë tha se kjo krizë do të zgjasë deri verën e vitit të ardhshëm, por nuk përjashtoi mundësinë e zgjatjes më tepër. Ai shtoi se qeveria po përgatit për një konsultim kombëtar brenda këtij viti, ku do të merret opinioni i aktorëve të ndryshëm.

"Faza agresive deri në verën e ardhshme, po përgatitemi dhe me një konsultim kombëtar brenda këtij viti ku do të kërkojmë mendimin tuaj për këtë çështje, se ne këtu jemi për njëri tjetrin, edhe pse mund të kemi opinione të ndryshme, dallimi mes përplasjes së opinioneve të politikanëve, ta kthejmë në një avantazh, mirësi kombëtare duke e kthyer ballafaqimin në një burim për vendimmarrje", deklaroi Rama. 

Gjatë konferencës, Rama tha se nuk ka pasur rritje të çmimit pas reformës së realizuar në vitin 2015. Ai shtoi se nga ai vit, çmimi u ul me 9.5 lekë për familjet dhe bizneset e vogla dhe se nuk ka ndryshuar më.

Gjithashtu mohoi se Shqipëria ka çmimin më të lartë në rajon. Rama tha se PS është bërë mburojë e shtresave në nevojë dhe pensionistëve. Sa i përket rritjes së pensioneve dhe pagave, ai tha se nuk është e mundur, sepse falimenton shteti. "Nuk mund t'i bije me top", tha kryeministri.

Në prononcimet e ditëve të fundit lidhur me krizën energjitike, Rama ka thënë se qeveria nuk mund ta parandalojë, pasi vendi është pjesë e operimit në treg të lirë.

Sipas tij, Shqipëria nuk prodhon energji për t'i përmbushur nevojat. Sa i përket shitjes, Rama shtoi se energjia që prodhon vendi është e rëndë dhe përdoret për nënprodukte, duke arsyetuar kështu vendimin për ta eksportuar.

 

Të fundit