Flash News

Ditari i Maxhorancës

Emërohet nëndrejtori i ri i SHISH

Emërohet nëndrejtori i ri i SHISH

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka bërë me dije se është emëruar nëndrejtori i ri i SHISH. Ky post do të drejtohet nga Olian Kanushi.

Njoftimi u bë pas mbledhjes së qeverisë, që u mbajt ditën e sotme. I pyetur nga gazetarët, nëse është shkarkuar drejtuesi i këtij institucioni, ministri tha se është vendosur vetëm nëndrejtori.

“Nuk kemi ndryshuar kreun e SHISH, kemi emëruar nëndrejtorin Olian Kanushi. Është bërë plotësimi i një vakance të mbetur peng prej kohësh për shkak të konfliktit të lindur midis institucionit të Presidentit dhe SHISH. Pa diskutim ka shkallë përgjegjësie.

Deri tani Këshilli i Ministrave, qeveria ka menduar se ndryshimi i menaxhimit nëpërmjet shkarkimit të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë do të jetë efikas për të pasur një reagim më të fortë ndaj luftës kundër krimit”, tha Çuçi.

 

Të fundit