Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ende pa nisur numërimi, Balla flet për fitore historike në Elbasan: Patronazhistët garantuan rezultatin më të lartë në 30 vite

Ende pa nisur numërimi, Balla flet për fitore historike në
Taulant Balla

Drejtuesi i politik i PS-së në qarkun e Elbasanit, Taulant Balla foli për fitore historike ende pa nisur numërimi në të gjithë vendi. Në një deklaratë për mediat, ai tha se PS ka arritur rezultatin më të lartë të 30 viteve në këtë qark.

Duke falenderuar patronazhistët, Balla tha se PS në Elbasan do të marrë mbi 90 mijë vota, ndërsa shtoi se i kanë të sigurta 9 mandate.

"Faleminderit të gjithë patronazhistëve tanë që kanë bërë një punë të shkëlqyeshme duke i garantuar PS-së rezultatin më të lartë historik të marrë në 30 vite. Në kutitë e votimit PS ka përtej 90 mijë votave që do të na mundësonte të kishim të sigurt mandatin e 9 në Elbasan. Na duhet që procesi i numërimit të eci me qetësi. Partitë politike nuk kanë nevojë që të dëmtojnë procesin e numërimit", tha Balla.

Të fundit