Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ende pa nisur numërimi, Veliaj “shpall” fitoren: Sipas projeksioneve tona, PS merr më shumë se 72 mandate

Ende pa nisur numërimi, Veliaj “shpall” fitoren: Sipas

Ndonëse procesi i numërimit të kutive të votimit nuk ka nisur ende, drejtuesi politik i PS për Tiranën, Erion Veliaj u shpreh entuziast nga selia rozë dhe sipas tij socialistët dalin fitues i këtyre zgjedhjeve.

Gjatë fjalës së tij, veliaj tha se PS në të gjithë vendin, sipas projeksioneve merr më shumë se 72 mandate.

“Lajmi i mirë për shqiptarët si në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë janë më shumë se 72 mandate. Por si projeksionet e ‘exit-poll’-eve dhe tonat, duhet që të presim me shumë durim procesin e numërimit.

Falënderoj ata që shërbyen si komisonerë, si patronazhist. Duhet të tregojmë durim derisa të numërohen votat tona të fitores dhe të kundërshtarëve tanë, se vota është një kontratë e shenjtë”, tha Veliaj.

 

Të fundit