Flash News

Ditari i Maxhorancës

Çështja “Beleri”, Rama: S’kemi kompetenca të mundësojmë betimin e tij

Çështja “Beleri”, Rama: S’kemi kompetenca të

Edhe pse Greqia e ka bërë të qartë se do të vijojë bllokimin e integrimit evropian tq Shqipërisë, Rama tha se qeveria nuk ka kompetenca dhe as mundësi për të lejuar betimin e Fredi Belerit si kryebashkiak i Himarës, edhe pse në paraburgim.

Rama deklaroi se do të presin vendimin e formës së prerë për të parë se si do të veprohet më tej.

Rama: Ne jemi në proces dhe është çështje thjesht e formalizimit të një date për mbledhjen e konferencës. Nga ana tjetër ka një proces që dihet njihet të lidhur me një çështje për të cilën unë kam folur dhe s’kam asgjë për të shtuar. Gjykata ka dhënë një vendim. Vendimi ka konfirmuar atë që ne kemi thënë, që ne s’kemi pasur asnjë të drejtë, asnjë kompetencë që të mundësojmë betimin si kryebashkiak të një njeriu të kapur në flagrancë dhe të akuzuar për blerje votash dhe që është në paraburgim. Por vendimi i gjykatës është i Shkallës së parë kështu që ne duhet të presim vendimin e formës së prerë për të parë si do të veprojmë. Sepse është hera e parë nuk ka një precedent dhe natyrisht që qeveria ka, sipas ligjit, atributin për të vendosur një komisar në krye të një bashkie, por në ligj nuk është i përcaktuar ky rast.

 

Të fundit