Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Fillimi i negociatave është i nevojshëm”/ Rama paralajmëroi ndarjen nga MV, a e mbështet Bundestagu gjerman

“Fillimi i negociatave është i nevojshëm”/ Rama

Kryetari i Komiteti të BE-së në Bundestagun gjerman, Anton Hofreiter është shprehur se procesi i zgjerimit duhet të përshpejtohet. Ai tha se BE do të forcohet dhe tregojë qëndrueshmëri nëse çel negociatat për Shqiprinë dhe Maqedoninë e Veriut. Gjithashtu shprehu bindjen se vendi ynë dhe MV do të marrin një përgjigje positive pas zgjedhjeve në Francë.

“Është e rëndësishme që në këto kohë të vështira të sigurohemi që Bashkimi Evropian të bëhet më i fortë dhe më i qëndrueshëm dhe që e gjithë Evropa të bëhet më e fortë dhe më e qëndrueshme. Për këtë është e rëndësishme që perspektiva e anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut të bëhet shumë, shumë e qartë.

Kjo është arsyeja pse unë dua që ky proces më në fund të fillojë dhe të çelen negociatat. Kam shumë shpresë se kjo do të jetë e mundur pas zgjedhjeve në Francë dhe mendoj se është e domosdoshme. Kam përshtypjen se ka filluar të kuptohet edhe në BE se rajoni dhe Europa do të bëhen më të qëndrueshme dhe më të forta, nëse Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut anëtarësohen në Bashkimin Evropian”, u shpreh Hofreiter.

I pyetur për deklaratën e fundit të kryeministrit Edi Rama se Shqipëria do të kërkojë ndarjen nga MV, nëse nuk i çelen negociatat në qershor, Hofreiter tha për DW se, “E mundur është, por pyetja është se sa kuptim ka. Kur Shqipëria u nda nga bisedimet me Malin e Zi në atë kohë, kjo nuk pati efekt të mirë. Në Bullgari tani kemi një qeveri të re dhe jam optimist se kjo qeveri do të arrijë ta heqë veton”.

 

Të fundit