Flash News

Ditari i Maxhorancës

'Financave' i skadoi afati i koncesionarit, asnjë firmë për tarifat e karburanteve. Ministrja 'pret' grupin teknik

'Financave' i skadoi afati i koncesionarit, asnjë firmë

Rritja e çmimit të karburanteve, e veçanërisht çmimi i naftës, deri tani vijon të ndjekë ritme drastike. Qeveria ka pohuar se nuk është në tagrin e saj të ndërhyjë në tarifat e karburanteve.

Shoqëria koncesionare “NOA Inspect”, e cila ka në zbatim kontratën koncesionare “Për shërbimin e kontrollit ligjor të Instrumenteve Matëse, nëpërmjet verifikimit të instrumenteve shpërndarëse të karburantit dhe gazit të lëngshëm”, të lidhur mes Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe shoqërisë mëmë NOA Control sh.p.k, ka sqaruar situatën me luhatjen e çmimit të karburanteve, deklaroi disa ditë më parë se i kanë kërkuar ministrisë rishikimin e tarifave.

Në një deklaratë për mediet, shoqëria pohoi se ka paraqitur një kërkesë pranë Ministrisë së Financave për miratimin e akteve nënligjore që lidhem me “Udhëzimin e Tarifave”.

“Më tej, me hyrjen në fuqi të ndryshimeve të ligjit nr.126/2020 “Për metrologjinë”, Ministria e Financave dhe Ekonomisë duhet të përshtaste edhe aktet nënligjore derivat i këtij ligji brenda afatit 6 muaj pas hyrjes në fuqi të ligjit për metrologjinë (pra deri në Qershor 2021), ku një ndër këto akte nënligjore është edhe Udhëzimi i Tarifave nr.2, datë 08.02.2013. Pra rishikimi i Udhëzimit të Tarifave diktohet nga ndryshimet e Ligjit nr.126/2020 “Për Metrologjinë”. Por pavarësisht se jemi në muajin Shkurt të vitit 2022, procesi i miratimit të akteve nënligjore ende nuk është finalizuar”, deklaroi shoqëroa “NOA Inspect”.

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, pranoi sot në një konferencë për shtyp se shoqëria në fjalë ka dërguar një kërkesë për rishikim e tarifave të karburanteve. Ibrahimaj tha se në bazë të kontratës koncesionare, ga ministria është ngritur një grup teknik, por ende nuk ka dalë me një rezultat.

“Përsa i përket procesit të metrologjisë, qeveria shqiptare ka një kontratë koncesionare e cila në elemente e saj i jep të drejtë koncesionarit të kërkojë rishikimin e tarifave. Nëse vlerëson apo nëse ka baza që kushtet kanë ndryshuar dhe këto tarifa mund të rishikohen. Jemi në rastin kur koncesionari ka bërë një kërkesë. Ministria e Financave dhe Ekonomisë në zbatim të kontratës koncesionare ka ngritur një grup i cili po vlerëson nëse jemi në kushtet e ndryshimit të tarifave. Grupi teknik ende nuk ka dalë me një rezultat. Pra, nuk ka asnjë nismë nga Ministria e Financave për ndryshimin aq më pak dyfishimin e tarifave. Grupi teknik do të dalë me një rezultat”, deklaroi ministrja.

E pyetur se cilat ishin specifikisht kërkesat që ka parashtruar shoqëria koncesionare lidhur me rishikimin e tarifave, ministrja u shpreh se nuk është në tagrin e saj të vlerësojë kërkesat e koncesionarit. “Unë nuk jam personi teknik për të vlerësuar kërkesat e koncesionarit. Mund t’i drejtoheni Ministrisë së Financave të shihni kërkesat e tij”, tha Ibrahimaj.

Të fundit