Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Fjala burg, i duket bukë”, Rama komenton deklaratat e Metës: Goditjet e SPAK mund të lëndojë politikën majtas e djathtë

“Fjala burg, i duket bukë”, Rama komenton deklaratat e

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se goditjet e SPAK kanë nisur e vazhdimi i tij mund të lëndojë politikën majtas e djathtë.

Nga Berati, Rama u ndal edhe te deklaratat e presidentit Ilir Meta. Sipas Ramës, Meta është në hall dhe problemi i tij është si ta frenojë Reformën në Drejtësi.

“Drejtësia sot ka filluar të çelë embrionin e ri, por është ende larg së qeni një trung i fortë që i reziston furtunës.

Nëse vjen Saliu, me Ilirin, se Luli nuk hyn fare, aq sa hynte Gjinua te martesa e Çajupit. Gjino duhet deri në momentin e dasmës, pastaj hyjnë shkesët, Saliu me Metën. Keni dëgjuar ju që fjala burg, Metës i duket si fjala bukë.

Gjithë kohës ky, do fusim në këtë e atë, një president që flet për burgun sikur vë shenja pikësimi gjatë fjalisë.

Është në hall dhe problemi i tij është si ta frenojë këtë proces. Drejtësia po pastrohet nga llumi. Goditjet e SPAK kanë nisur e do të vazhdojë, por vazhdimi i tij mund të lëndojë politikën majtas e djathtë por në drejtim të duhur që të gjithë të jenë të barabartë para ligjit”, tha Rama.


 

Të fundit