Flash News

Ditari i Maxhorancës

Fjalët e vajzës së vogël në protestë/ Reagon ministrja: Më ka tronditur, s’mund të pranoj keqpërdorimin e nxënësve

Fjalët e vajzës së vogël në protestë/ Reagon

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka reaguar, duke “protestuar” kundër prindërve që lejojnë që fëmijët e tyre të keqpërdoren nga të tjerët në protesta.

Ky reagim i Kushit lidhet me një vajzë të vogël që foli në protestën e ditës së dielë kundër rritjes së çmimeve. Nga ajo çfarë deklaroi në protestë, familjes së vazës do t’i shembej shtëpia në kuadër të projekteve urbane.

Kushi thotë se vajzës së vogël i ishin mësuar fjalët që tha dhe se ajo nuk e kuptonte qëllimin e vërtetë të protestës. Teksa shprehet e tronditur, Kushi thotë se nuk mund të pranojë keqpërdorimin e nxënësve apo fëmijëve dhe çedukimin e tyre.

“Dukej qartë që gjithçka ia kishin mësuar përmendësh dhe vajza e vogël i artikulonte fjalët pa kuptuar rëndësinë e tyre dhe as arsyet apo qëllimin e vërtetë të protestës.

Më ka tronditur vërtetë kjo ngjarje, sepse në shkollat tona një armatë e gjerë mësuesish i kushtojnë energji pa fund edukimit të nxënësve apo fëmijëve me gjuhën e respektit, mirëkuptimit dhe komunikimit paqësor me njëri-tjetrin.

Unë nuk jam kundër protestave, nëse ato janë të drejta, paqësore dhe kanë si qëllim një interes të lartë publik. Por unë nuk mund të pranoj keqpërdorimin e nxënësve apo fëmijëve dhe çedukimin e tyre, në kundërshtim me parimet dhe normat bazë të demokracisë dhe qytetarisë.

Prandaj unë protestoj kundër atyre prindërve që keqpërdorin, apo lejojnë që fëmijët e tyre të keqpërdoren nga të tjerët në protesta, dhe u bëj thirrje të gjithëve si shoqëri që t'i dënojmë fort dhe të reagojmë ndaj ngjarjeve të tilla”, shkruan ndër të tjera ministrja.

 

 

Të fundit