Flash News

E-TJERA

“O Edi Rama liroje vendin”/ Vajza e vogël para kryeministrisë: Sot kam ditëlindjen, por do të protestoj

“O Edi Rama liroje vendin”/ Vajza e vogël para

Në protestën kundër rritjes së çmimeve kanë dalë qytetarë të grupmoshave të ndryshme. Sot mikrofonin e mori një vajzë e vogël, e cila i kërkoi kryeministrit Edi Rama të largohet nga drejtimi i vendit.

Ajo akuzoi Ramën për korrupsion dhe vjedhje, ndërsa i kërkoi të ulë çmimet në vend. Vajza e vogël u shpreh se sot festoon ditëlindjen, por zgjodhi të dalë në shesh për të protestuar.

“Ne nuk mund t’i përballojmë dot rritjet o Edi Rama. Ju vidhni taksat tonë, ulini çmimet dhe rrisni rrogat. Unë sot kisha ditëlindjen, por edha të protestoj se askush nga ne nuk mund t’i durojë dot këto rritje.

Lëviz nga ai pozicion që ke sepse nuk je i denjë për këtë vend. Ti vetëm korrupsion bën o legen. Rama ik, liroje shpejt vendin tënd”, tha vajza e vogël.

 

Të fundit