All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

“Kush mbjellë uri, do korrë revoltë”/ Nis protesta kundër rritjes së çmimeve, qytetarët marshojnë para kryeministrisë

All - Paragraf - 1

“Kush mbjellë uri, do korrë revoltë”/ Nis protesta

Ka nisur protesta kundër rritjes së çmimeve. Qytetarët u mblodhën fillimisht te sheshi “Skënderbej” dhe tashmë po marshojnë drejt kryeministrisë, sikurse bënë edhe ditën e djeshme.

All - Paragraf - 3

Me banderola, ku shkruhet “Kush mbjellë uri, do korrë revoltë”, qytetarët brohorasin: Qeveri e krimit.

Të shumtë në numër, ata shprehen të vendosur për të kërkuar stabilizimin e çmimeve. Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama ka vijuar me sulmet ndaj protestuesve.

Aktivisti Ervin Goci  iu përgjigj Ramës, ndërsa hodhi akuza se kryeministri po përdor sitautën në Ukrainë për të justifikuar vendimarrjet e tij. Ai tha se Rama po tenton të përpiqet të ndërtojë një shoqëri me kasta.

“Hedh foto nga Ukraina për të shfrytëzuar në mënyrë banale, për të justifikuar vendimmarje të qelbura qe merr, tallje kolosale e interesave e vullnetit te njerëzve, e pafalshme se emergjenca jonë është të zgjidhen çështjet e çmimeve.

Maqedonia hoqi fare TVSH për çmimet. Nëse e shikon botën nga gypi i X5 bota të duket mirë por kur e sheh nga perspektiva e atyre që u janë kalbur dyert e shtëpisë e s’kanë mundësi të shtyjnë ditën bota duket ndryshe.

Kryeministri po përiqet të ndertojë një shoqëri me kasta. Te varferit i kam une ne xhep e me 30 mije lekë. Ju të tjerët cfarë kërkoni ju, ju jeni mëkatar, jeni miliarder. Pse kështu ndahet shoqëria? Nafta hyn në çdo qelizë të shoqërisë”, tha Goci.

 

Të fundit