Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama sulmon protestuesit: Turp i dheut! Dalin me X5-sa dhe bëjnë drita iPhone

Rama sulmon protestuesit: Turp i dheut! Dalin me X5-sa dhe bëjnë drita

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish protestuesit, të cilët prej ditësh ndodhen në shesh kundër rritjes së çmimit të naftës, që ka shkaktuar efekt zinxhir edhe te produktet e tjera.

Ai tha se nuk do të ulë çmimin e naftës për ata që duan të furnizojnë X5-at për të bllokuar rrugët. Rama shtoi e konsideroi protestën e qytetarëve “turpi i dheut”, ndërsa shtoi se Shqipëria është i vetmi vend në botë që po proteston për rritjen e çmimeve nga lufta.

“Ne nuk jemi këtu të ulim naftën për ata që duan të furnizojnë furistradat X5 për të bllokuar rrugën, për turpin e dheut. Ndërkohë që gjithë bota Evropa del në protesta për tu solidarizuar me ata të shkretët që kanë bombat mbi kokë.

Këtu janë disa që dalin me makina X5 dhe bëjnë protesta me drita iPhone. Ose do të paguajnë ata që kanë mundësi më shumë, ose do i biem atyre që kanë më pak.

Do zoti kjo punë nuk shkon keq e më keq, sepse aty nuk e dimë sot si do shkojë puna, por flasim në këto kushte, duhet të jemi realist dhe llogaritë bëhen me fakte jo me imagjinatë”, u shpreh ai.

 

Të fundit