Flash News

Ditari i Maxhorancës

FOTO/ E shkarkoi nga detyra, Veliaj ndjek “live” në facebook nga qelia Ramën?

FOTO/ E shkarkoi nga detyra, Veliaj ndjek “live” në facebook

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi dje, me urdhër të kryeministrit Edi Rama, vendimin për shkarkimin nga detyra të kryebashkiakut Erion Veliaj. Ky hap pritet të formalizohet nesër nga Këshilli i Ministrave.

Edhe pse data e zgjedhjeve të reja për kryeqytetin ende nuk është shpallur, Rama ka hyrë praktikisht në fushatë.

Ditën e sotme, ai zhvilloi një takim në Kryeministri me kandidaten për Tiranën, Ogerta Manastirliun, nënkryetarët e bashkisë dhe Anuela Ristanin, ndërsa pasditen e kaloi në selinë e PS-së, ku bashkoi ministrat, deputetët dhe ish-deputetët e kryeqytetit.

Gjatë fjalës së tij, Rama deklaroi se vendimi për Veliajn ishte i vështirë, por i pashmangshëm për interesin e Tiranës.

Ndërkohë një detaj që tërhoqi vëmendje gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale ishte prania e profilit zyrtar të Erion Veliajt mes ndjekësve.

Nuk dihet nëse ishte vetë ish-kryebashkiaku që po ndiqte Ramën nga qelia me një telefon, apo ndonjë person tjetër që administron faqen e tij në këtë periudhë.

FOTO/ E shkarkoi nga detyra, Veliaj ndjek “live” në facebook

Të fundit