Flash News

Ditari i Maxhorancës

FSHF i publikoi audio-përgjimin, reagon sërish Veliaj: Nuk heq asnjë presje, nesër bëjmë dy kallëzime penale

FSHF i publikoi audio-përgjimin, reagon sërish Veliaj: Nuk heq

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar sërish pasi Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka publikuar një audio-përgjim të tij, ku gjatë një takimi me disa anëtarë të komunitetit të futbollit dhe Shoqatës Rajonale Tiranë, ka përdorur një fjalor të papërshtatshëm.

Pas zgjedhjeve në Shoqatën e Futbollit Tirana, Veliaj tha se nuk i heq asnjë presje asaj që ka deklaruar dhe bëri me dije se nesër do të kallëzojë penalisht sekretarin e përgjithshëm të FSHF dhe sekretarin e përgjithshëm të shoqatës.

Meqë kishte shumë nga ata që u skandalizuan me atë që u thanë një grup çunash duket qarte që ai nuk loz futboll, dhe kërkoj ndjesë për këdo që është ofenduar, por nuk i heq asnjë presje çfarë do gjëje që kam thënë. Unë flas më rëndë ndaj padrejtësive në TV sesa në një muhabet shokësh.

Nesër do bëjmë dy kallëzime penale për sekretarin e përgjithshëm të FSHF-së dhe sekretarin e përgjithshëm të shoqatës. Vandaku vetëm po rritet, sepse këta zgjedhin zgjedhësit që duan dhe i vënë si vezë në bikerina”, tha Veliaj.

 

Të fundit