Flash News
U vra në qendër të Sukthit, e shkuara e ‘errët’ e Arben Mërkurit
Pakti për presidentin, PD fiton të drejtën të propozojë ‘kandidatët humbës’
Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve
Vendimi i qeverisë, 160 milionë lekë për federatat sportive dhe sportistët elitarë
Qeveria shpall pushim zyrtar 25 majin për Tiranën, kryeqyteti bllokohet deri në orën 18.00
“Do t’ua nxij jetën”/ FSHF publikon audio-përgjimin e Veliajt, presion për zgjedhjet: Nuk jemi ku**a
Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka publikuar një audio-përgjim të kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj, ku gjatë një takimi me disa anëtarë të komunitetit të futbollit dhe Shoqatës Rajonale Tiranë, ka përdorur një fjalor të papërshtatshëm.
Ka qenë zyrtari i FSHF-së, Andi Verçani, i cili ka cituar disa nga deklaratat e Veliajt ku është përdorur edhe një fjalor i rëndë, me fyerje e sharje drejtuar edhe njërit prej të pranishmëve, kryetarit të Shoqatës Rajonale të Futbollit në Tiranë Sulejman Mema.
Verçani e ka cilësuar një fjalor rrugaçi, të folurën e kryebashkiakut të Tiranës gjatë takimit duke cituar disa nga fjalët që ai ka përmendur dhe me të cilat iu është drejtuar përfaqësuesve.
“Përpara se t’iu vendos edhe materialin audio në dispozicion, dua t’iu them që i gjithë materiali ka fraza shumë të rënda, që ato që janë live nuk e di si mund ta fshehin, sepse nuk është fjalori im po i kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Fjalori i një rrugaçi dhe një të fortë lagjeje”, tha Verçani.
“Jo UEFA dhe FIFA të zbresin, por Jezusi dhe Muhamedi të zbresin nuk e ndalin dot luftën time. Unë do të bëj çdo gjë për t’ia nxirë jetën këtyre me Prokurori edhe SPAK. Tani edhe të duam të tërhiqemi nuk tërhiqemi dot, sepse prokuroria është vënë në lëvizje. Futbolli është i vetmi ishull që na ka mbetur pa vënë nën kontroll. Po mir mor Sul, që qesh me mua. Si mund të presi robi ko**t dhe të sillet si rro*ë k**i. Ne jemi burra nuk jemi ku***a”, citon Verçani.
“Jam kryetar bashkie dua ta kontrolloj unë futbollin. Shtëpinë time. Futbolli është një nga dhomat e shtëpisë time. Ju do të, mbështesin në bllok Eduard Prodanin”, thotë ndër të tjera gjatë bisedës Veliaj.
Kujtojmë se një ditë më parë, Bashkia e Tiranës njoftoi se do të kërkojë hetim kombëtar dhe ndërkombëtar për kreun e FSH-së Armand Dukën, për korrupsionin dhe shkeljet e kryera gjatë karrierës së tij 20-vjeçare në FSHF.
Të fundit




Biden 'mbështet fuqimisht' aplikimet finlandeze dhe suedeze në NATO-s
18 Maj 2022, 21:57
U vra në qendër të Sukthit, e shkuara e ‘errët’ e Arben Mërkurit
18 Maj 2022, 21:34
Eurodeputetja Arba Kokalari: NATO do jetë më e fortë me Suedinë e Finlandën
18 Maj 2022, 21:19
U fotografua me shenja dhune në fytyrë, Luana Vjollca: Traumë e vjetër
18 Maj 2022, 20:58
Të shtëna me armë në Sukth, qëllohet për vdekje një person
18 Maj 2022, 20:57






Cristiano Ronaldo merr kritika të ashpra për regjimin që i bën të birit
18 Maj 2022, 19:26




Pakti për presidentin, PD fiton të drejtën të propozojë ‘kandidatët humbës’
18 Maj 2022, 18:29
Cilat janë shenjat e horoskopit që duan të rrinë përherë beqarë
18 Maj 2022, 18:13


Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve
18 Maj 2022, 17:48


Pas 19 vjetësh, Sean Paul thyen heshtjen për 'aferën' e tij me Beyonce-n
18 Maj 2022, 17:11





U dënua me 4 vite burg, ish-kreu i UÇK do të apelojë vendimin e Speciales
18 Maj 2022, 15:41



