Flash News

E-TJERA

Prokuroria nis hetimin ndaj Armand Dukës, kreu i FSHF akuzohet për vjedhje e korrupsion

Prokuroria nis hetimin ndaj Armand Dukës, kreu i FSHF akuzohet për

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka.

Mësohet se prokuroria ka nisur hetimet pas referimit nga policia, për veprën penale “Shpërdorim Detyre” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

Një ditë më parë, Bashkia e Tiranës bëri me dije se do të kërkojë hetim kombëtar dhe ndërkombëtar për “korrupsionin dhe shkeljet 20-vjeçare” të Dukës në krye të FSHF-së.

Sipas burimeve pranë bashkisë, një dosje e përpunuar me të dhëna dhe akuza ndaj Dukës, do t’i dorëzohet FBI, DEA, NCA, Scotland Yard, SPAK, Prokurorisë së Tiranës, Krimit Ekonomik, Agjencisë së Pastrimit të Parave, AMA, Hetimit Tatimor, AKU, si dhe ambasadave Amerikane e Britanike në Tiranë.

Në dosjen e akuzave përfshihen: rastet e shitjes së ndeshjeve dhe bastet e lidhura me to; hetimi për pastrimin e parave nga subjektet e huaja në Britani; shpenzimet në makina luksoze dhe asete të familjes Duka.

Hetimi përfshin edhe të drejtat e transmetimit, pastrimin e parave dhe kontratat e jashtëligjshme të marketingut në futboll, nga kompanitë që ka në zotërim Duka: AIBA, SuperSport, EcoMarket, GoTech, Kantina Duka. Këto të dhëna pritet t’i paraqiten për evazion fiskal agjencive shqiptare të Pastrimit të Parave, Krimit Ekonomik dhe Hetimit Tatimor.

Njëherazi do të hetohen edhe shkeljet e Dukës në abuzimet me Fondet e Solidaritetit të dhëna nga FIFA e UEFA, që nuk kanë shkuar për shoqatat e fëmijëve.

Të fundit